Eriksen-Inter të destinuar për t’u ndarë, lamtumira pritet në janar

Christian Eriksen dhe Inter është një histori e destinuar për të përfunduar. Shumë shpejt, sipas të gjitha gjasave para fundit të vitit 2021. Hapi i parë do të hidhet javën e ardhshme, kur pritet mendimi i mjekëve italianë për mundësinë që danezi të luaj në Itali, rezultati i të cilit është i dukshëm. Ai nuk do të jetë më pjese e Serie A.

Si pasojë, klubi zikaltër dhe Eriksen pritet të gjejnë një zgjidhje mbi çështjen e tyre. Sipas asaj që raporton Calciomercato.com danezi do të ndërpresë kontratën në harmoni të plotë me Interin që në janar.

Zikaltrit do të kenë një humbje kapitali prej mbi 15 milionë euro në bilanc, por do të kursejnë një pagë bruto rreth 10 milionë euro në sezon. Paga në periudhën e fundit është paguar pjesërisht nga FIFA, e cila siguron klubet se në raste të veçanta  mbulon maksimumi 7.5 milionë për 365 ditë ndalesë. /oversport.tv