Eriksen: Kam disa oferta, klubin ku luajnë nuk e zgjedhin vetëm futbollistët

Pas frikës së madhe që shkaktoi në Euro 2020 ku shpëtoi mrekullisht, Christian Erisken ka rilindur sërish me fanellën e Brentford dhe ka hedhur pas krahëve çdo problem. Qëndrimi i gjatë larg fushave nuk i ka krijuar problem mesfushorit danez që shkëlqeu në rikthimin e tij në fushën e blertë.

Ndërkohë që Erisken foli edhe për të ardhmen e tij pasi kontrata me Brentford skadon në fundin e këtij sezoni. Ai foli për Viaplay ku tregoi se ka interes nga shumë klube dhe do të zgjedhë atë që është më e mira për të.

“Nuk mendoj se ka futbollistë që mund të vendosin vërtetë vetë se me kë klub do të luajnë. Janë shumë kritere që hyjnë në lojë në këto situata. Në nivelin personal unë kam disa oferta të ndryshme dhe do të vlerësoj se kush është më e mira për mua. Më pas do të marr edhe vendimin tim.

A do të më pëlqente të kthehesha në Champions League? Po, do të më pëlqente. E di se sa i rëndësishëm dhe argëtues është si kompeticion, por në të njëjtën kohë nuk është thelbësor”. /oversport.tv

Foto: Brentford FC, Twitter