Inzaghi ka zyrtarizuar zgjedhjet e tij përfundimtare për listën e lojtarëve që do të dorëzohet në UEFA.
Nga 27 lojtarët e organikës aktuale, tekniku ka zgjedhur 24 lojtarë nga 25 që lejon rregullorja. Mes këtyre, të paktën 8 duhet të vijnë nga skuadrat e moshave: 4 nga skuadrat e moshave të klubit (të kenë luajtur të paktën 3 sezone mes moshës 15 deri në 21 vjeç) dhe 4 duhet të vijnë nga skuadrat e moshave të kampionatit vendas.
Duke marrë në konsideratë faktin se situata e Eriksen është e paqartë, nuk dihet me saktësi se kur do të rikthehet në fushën e blertë, si dhe dëmtimin e gjatë të Brazao (të paktën 6 muaj jashtë fushës), për teknikun është dashur që të heqë nga lista vetëm një emër. I përjashtuari është Satriano.
Pas rikthimit në majë në Serinë A, zikaltërit kërkojnë të bëjnë paraqitje të mira edhe në Europë me ndihmën e blerjeve të reja Dzeko, Calhanoglu, Correa dhe Dumfries, të cilëve nuk u mungon eksperienca në këtë nivel.
Ja dhe lista e plotë:
Portierë: Handanovic, Radu e Cordaz
Mbrojtës: Skriniar, De Vrij, Bastoni, D’Ambrosio, Darmian, Dimarco, Dumfries, Kolarov, Ranocchia
Mesfushorë: Barella, Brozovic, Vidal, Calhanoglu, Perisic, Sensi, Gagliardini, Vecino
Sulmues: Lautaro Martinez, Dzeko, Correa, Sanchez