Eriksen pranë rikthimit, drejtori sportiv i Odenses i hap derën e klubit

Christian Eriksen ka rifilluar stërvitjen për t’u rikthyer përsëri në botën e futbollit. Ai ka nisur të stërvitet disa ditë më parë me ekipin danez të Odenses. Duke marrë parasysh se mundësia që ai të kthehet të luajë në Itali me Interin është pothuajse e pamundur, Odense po mendon ta mbajë atë në ekipin e vetë.

Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë drejtori sportiv i klubit danez, Augustinus. Ai dha një intervistë për mediat vendase ku komentoi edhe dëshirën që Odense ka për ta mbajtur mesfushorin zikaltër. Megjithatë, Augustinus u tregua shumë i qartë se vendimi i takon vetëm Eriksen dhe ata do ta respektojnë atë.

“Është vendimi i tij 100%, nëse do të nënshkruanim një kontratë me të do ta bënim. Për të do të ketë gjithashtu vend jashtë fushës. Nuk ka klube daneze që kanë para për ta blerë atë, ndoshta Kopenhagen, por ka një ndryshim nëse ai do të jetë lojtar i lirë nga Interi apo jo”, përfundoi fjalën e tij Augustinus. /oversport.tv