Erion Braçe e ngacmoi para derbit, Tefik Osmani i kthehet me postimin epik

Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste, ngacmoi Tefik Osmanin para derbit të kryeqytetit. Në një foto të postuar nga Xhevahir Sukaj, ai shkruante: “Po shoku ynë Tefiku?”.

Drejtori sportiv i bardhebluve ka pritur përfundimin e ndeshjes, që u fitua nga Tirana me rezultatin 1-0.

Sigurisht përgjigja e Osmanit ka qenë tipike nga ato të tija, me ironi: “Shoky yt Tefiku të kap edhe në beton… Shpreso për ndeshjen tjetër”. / oversport.tv