Ermal Hadribeaj sfidon Daniel Buciuc në Dubai për titullin kampion në WBC

Do të zhvillohet sot në Dubai turneu “Crypto Fight Night”, ku do të marrë pjesë edhe boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj, që do të ndeshet me rumunin Daniel Buciuc për titullin “WBC International Super Welterweight Title”.

“Snajperi” shqiptar po paraqitet shumë mirë në ring, pasi ka arritur 14 fitore dhe një barazim në 15 ndeshje të zhvilluara. Ermal Hadribeaj është ylli më i ri i boksit profesionist, që po shkëlqen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.