Ernest Muçi bën prapaktheu, një “armë” më shumë për Shqipërinë U21

Ernest Muçi do të jetë pjesë e Shqipërisë U21 në ndeshjen kundër Sllovenisë, që luhet më 12 nëntor pre orës 18:00.

Kështu sulmuesi i Legias nuk do të fluturojë drejt Britanisë së Madhe për ndeshjen me Anglinë në Wembley.

Ai është pjesë e rëndësishme e Shqipërisë U21 dhe për trajnerin Alban Bushi rikthimi i sulmuesit është një lajm i mirë.

Kuqezinjtë renditen në vendin e dytë në grup me 9 pikë në katër ndeshje, pas Çekisë që i ka fituar të gjitha ndeshjet.

Anglia është e treta me 7 pikë, por ka një ndeshje më pak se kombëtarja jonë dhe sigurisht është favoritja e grupit. / oversport.tv