Erzeni e Bylisi nuk falin as jashtë fushe, triumfojnë edhe Besa e Korabi

Kategoria e Parë pritet të jetë interesante këtë sezon. Shumë skuadra pretendojnë ngjitjen në elitë dhe nuk do të jetë e lehtë për askënd. Duelet e para kanë treguar se disa ekipe janë para të tjerëve dhe ndeshjet kryesore luheshin në Fier dhe në Lezhë.

Erzeni, i drejtuar nga Nevil Dede, ka marrë pikët e plota ndaj Apolonisë që vjet ishte në elitë. Ekipi nga Shijaku i është falur një eksperti si Jasmin Raboshta. Në Lezhë Bylisi ka mposhtur 2-0 Besëlidhjen dhe gjithçka u vendos në fund, me gola të Stojanovic dhe Qardakut.

Korabi tregoi forcën në Berat, pasi fitoi ndaj Tomorit me rezultatin e pastër 2-0. Kristi Joti shënoi golin e parë për dibranët, kurse Taulant Marku në pjesën e dytë i mbylli të gjitha llogaritë.

Nuk ka falur as Besa, që kaloi me sukses Turbinën. “Gjahtari” i golave, Canka, e zhbllokoi ndeshjen, ndërsa më pas Hoxhaj dyfishoi. Për cërrikasit golin e vetëm e realizoi Hasaj. E vetmja ndeshje që u mbyll barazim ishte Tërbuni-Burreli.

Shkumbini i rikthyer në Kategorinë e Parë mposhti Vorën në minutat shtesë falë dy golave të Barbosa. Maliqi befasoi Lushnjen, që e mundi 2-0 me gola të Ivanit dhe Ndocit. Pikët e plota i mori edhe Butrinti, që kaloi me rezultatin 1-0 Pogradecin.

Kategoria e Parë – Java 1

Apolonia-Erzeni 0-1
Shënues:
Raboshta 76’

Shkumbini-Vora  2-1
Shënues:
Barbosa 28’, 93’ / Kovaçi 48’

Maliqi-Lushnja 2-0
Shënues:
Ivani 20’, Ndoci 44’

Tërbuni-Burreli 0-0

Tomori-Korabi 0-2
Shënues:
Joti 38’ , T. Marku 70’

Butrinti-Pogradeci 1-0
Shënues:
Kolonja 72′

Besa-Turbina 2-1
Shënues:
Canka 46’, Hoxhaj 63’/ Hasaj 65’

Besëlidhja-Bylis 0-2
Shënues:
Stojanoviç 86’, Qardaku 90’

/ oversport.tv