Erzeni gjen golin, por jo fitoren! Kastrioti mbetet një rival i fortë

Në ndeshjen e tetë miqësore në prag të startit të sezonit të ri, Erzeni arrin që të gjejë golin, por jo fitoren.

Shijakasit shënojnë një gol në portën e krutanëve (të parin në këtë periudhë përgatitore), por nuk arrin që të fitojë, pasi miqësorja mbyllet në barazim 1-1.

Erzeni vazhdon të tregojë se nuk janë plotësuar boshllëqet e krijuara në skuadër, ndërsa Kastrioti, ndonëse ka humbur shumë nga lojtarët e sezonit të kaluar, tregon se mbetet një kockë e fortë për çdo kundërshtar. /Oversport.tv