Erzeni godet në merkato, shijakasit zyrtarizojnë ish-kapitenin e Shkupit

Ndonëse nisi me vonesë përgatitjet për debutimin në Superiore pas shumë vitesh, Erzeni po tregohet shumë aktiv në merkato.

Klubi shijakas njofton se ka arritur të sigurojë shërbimet e lojtarit Ardit Iljazi. Mbrojtësi 22-vjeçar që sezonin e kaluar aktivizohej te Shkupi kërkohej edhe nga Tirana dhe Shkëndija e Tetovës, por zgjodhi që të vazhdojë karrierën e tij me skuadrën e Erzenit.

“Ardit Iljazi lojtari me i ri i Erzenit . Mbrojtësi qe sezonin e kaluar mbajti shiritin e kapitenit me ekipin kampion te Shkupit është lojtari me i ri i Erzenit . Mbrojtësi 22-vjeçar kishte dhe oferta te tjera nga ekipi i Tiranës dhe Shkëndijës së Tetovës por ne fund firmosi me shijakasit”, shkruhet në njoftimin e klubit shijakas. / Oversport.tv