Esat Mala mbetet pa ekip, mund të rikthehet te Partizani

Pas sezonit të tij në formë huazimi te Partizani, Estat Mala është rikthyer edhe njëherë në Turqi me klubin e Giresunsporit që i zotëron kartonin. Megjithatë, klubi turk ka pasur të tjera plane për talentin shqiptar.

Ai nuk e shikon si pjesë të projektit të tyre, ndërsa ka prishur kontratën me Esta Malën. Sipas asaj që raporton “Panorama Sport” nuk përjashtohet mundësia që Mala të rikthehet te Partizani, por gjithashtu qëndrojnë hapur mundësitë për aventura të tjera.

Këtë gjë mund ta konfirmojmë edhe në faqen e famshme transfermarkt.com ku shihet qartë se pas rikthimit nga Partizani drejt Giresunsport, Esat Mala më pas konsiderohet një lojtar i lirë pa ekip. Mala pritet të jetë një temë e nxehtë në këtë merakto vere. /oversport.tv