Është kthyer në “tepricë” te Juventusi, sulmuesi italian drejt largimit

Vetëm 4 minuta në dispozicion për Moise Kean në ndeshjen kundër Nantes. Sulmuesi nuk po gjen dot hapësira as në Europa League pavarësisht vlerësimit të Allegrit, i cili në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Fiorentinës e mbrojti me forcë nga sulmet e një tifozi.

Sulme të tilla janë bëre një fenomen që po përsëritet shpesh në Allianz Stadium pasi një pjesë e tifozëve e kanë vënë nën shënjestër ish-lojtarin e Everton.

28 milionë euro (plus tre bonuse) janë paguar për këtë talent që nuk ka gjendur ende minimumin e asaj që kërkohet nga një klub i madh si Juventus. Për këtë arsye, mundësia që ai të largohet në fundin e sezonit është e lartë, ku nuk mungon interesi nga klube të ndryshme. /oversport.tv