Eto’o: Ju zbuloj një sekret të tripletës, PSG i rrezikshëm për futbollin

Ish sulmuesi i Interit dhe Barcelonës Samuel Eto’o ishte i ftuar në Festivalin sportiv që po mbahet në Itali. Ai foli për raportin që ka me Interin, “tripletën” në vitin 2010 si dhe për kandidaturën si president i federatës së futbollit në Kamerun.

Eto’o e nisi me një batutë duke treguar nga një tifoze e veshur me fanellën zikaltër duke thënë: “Ajo fanellë është më e bukura në Itali”.

Interi dhe Tripleta- “Unë do të zbuloj një gjë, ju nuk do ta besoni, por fitimi i tripletës ishte qëllimi im. Kur shkova për të diskutuar kontratën me Dr. Guelfi, atëherë CEO i klubit zikaltër, kishte një diferencë ekonomike.

Unë i thashë, le t’i vendosim këto para si shpërblim, brenda dy vitesh ju them se do të fitojmë Ligën e Kampionëve. Ne ishim një ekip luftëtarësh, me një trajner unik si Mourinho,  i cili e kuptoi çdo lojtar në mënyrë perfekte dhe ishte në gjendje të kombinonte gjithçka me ndjenjën e tifozëve të Interit. Sigurisht, në transfertën e Barcelonës na duhej pak fat, por e merituam finalen pasi luftuam gjatë gjithë sezonit”.

Eto’o mbrojtës krahu- “Është e vërtetë. Qëllimi ishte më i rëndësishëm, të fitonim”.

Kandidatura për President të Federatës Kamerunase të Futbollit- “Zgjedhjet do të mbahen në dhjetor, La Liga është një model për mua dhe unë do të doja ta përshtatja atë me futbollin afrikan. Do të doja që ai të bëhej një treg formal , ku presidentët inkurajohen të investojnë si në Spanjë”.

PSG-  “Ata janë shumë të rrezikshëm për futbollin europian. PSG vetëm këtë vit paguan më shumë se 600 milionë euro paga lojtarësh dhe ka të ardhura jo më shumë se 250 milionë. Sinqerisht, askush prej nesh nuk beson se ata kanë fitime më të larta se Manchester United. Kështu pagat janë të fryra, askush nuk mund të përputhet me ofertat e tyre. Këto nuk janë para që vijnë nga futbolli, por nga nafta.

Tani le të shohim se çfarë do të ndodhë me Neëcastle, me fondin e Arabisë Saudite. Ky evolucion i futbollit është po aq i rrezikshëm sa Super League”. /oversport.tv