“Euro 2032”, Italia hedh zyrtarisht kandidaturën për të organizuar kompeticionin

Tashmë është zyrtare. Federata Italiane e Futbollit ka hedhur kandidaturën për të organizuar në Itali “Euro 2032”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë FIGC nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e saj.

Edhe pse afati përfundimtar për të hedhur kandidaturën ishte data 23 mars, gjithsesi federata italiane tashmë e ka të sigurt se është në gjendje ta organizojë kompeticionin. Diçka të tillë e ka thënë më parë edhe presidenti Gabriele Gravina përgjatë një interviste.

Megjithatë, Italia duhet të zhvillojë një projekt konkret për organizimin e kompeticionit. Ata duhet ta dorëzojnë atë te UEFA deri më 12 prill 2023. Ndërkohë, më parë ishte thënë se Italia do të hidhte kandidaturën për “Euro 2028”, por diçka e tillë ka rënë pas zyrtarizimit. /oversport.tv