Euro 2032 në Itali? Ceferin: Infrastruktura e tmerrshme, ky është problemi i madh

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, është treguar i sinqertë në intervistën e dhënë për Sky Sport, kur është pyetur në lidhje me organizimin e UERO 2032 nga Italia. Problemi dihet, infrastruktura.

“Kam folur shumë me Gabriele Gravina për këtë çështje. Mendoj se Italia është një komb që jeton dhe merr frymë nga futbolli. Kjo nuk është një deklaratë diplomatike, por e them sepse e shoh çdo ditë.

Problemi për Italinë është se situata e infrastrukturës është – si mund ta them – goxha e tmerrshme për një vend me futboll të këtij niveli.

Nëse nuk ka ndihme nga qeveria italiane, që duhet të garantojë që të ndërtojnë stadiume të reja, mund të jetë një problem”, është shprehur Ceferin në intervistën e dhënë. / oversport.tv