EURO U17: Italia nuk fal, Skocia përmbys Shqipërinë e Ervin Bulkut

Shqipëria U17, e drejtuar nga Ervin Bulku, është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë nga Skocia. Britanikët triumfuan me përmbysje, me rezultatin 3-2.

Kuqezinjtë shënuan të parët me anë të Kasmollari, ndërsa më pas Wilson humbi penallti dhe shënoi më pas, duke i barazuar shifrat. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në të dytën Moore kaloi në epërsi Skocinë, kurse Allen për gjashtë minuta shënoi edhe të tretin. Shqipëria reagoi vonë, me Damon që vetëm i ngushtoi shifrat.

Skocia me këtë fitore shkoi në kuotën e 6 pikëve, po aq sa Italia kryesuese që mposhti 2-0 Irlandën e Veriut.

KUALIFIKUESET E EURO U17

Skoci-Shqipëri 3-2
Shënues:
Wilson 28’, Moore 60’, Allen 66’ / Kosmallari 12’, Damo 91’

Itali-Irlandë e Veriut 2-0