Shqipëria ka triumfuar kundër Luksemburgut me rezultatin 92-89 në para kualifikueset e FIBA Eurobasket 2025.
Djemtë kuqezi, të drejtuar nga Afrim Bilali, ia dolën mes emocioneve në periodën e fundit.
Shqipëria në dy periodat e para shënoi nga një pikë më shumë se Luksemburgu dhe gjysma e ndeshjes përfundoi 48-46.
Në periodën e tretë Luksemburgu ishte më lart, duke shënuar 8 pikë (20-28) se djemtë kuqezi.
Reagimi erdhi në fund dhe Shqipëria shënoi 9 pikë më tepër, 24-15, dhe ia doli t’i çonte shifrat në 92-89 për t’ju gëzuar fitores.
Rei Pullazi ishte ai që spikati më shumë te Shqipëria, me 23 pikë, 1 asist e 6 rebound.
/ oversport.tv