Eurogolat e Muçit nderojnë Shqipërinë, Kosova nuk e frenon dot Çekinë

Shqipëria ka bërë detyrën duke mundur 2-0 skuadrën e Andorrës, ndërkohë që Kosova nga ana tjetër nuk ka mundur ta frenojë dot Çekinë që merr fitoren e tretë në tre ndeshje me rezultatin minimal 1-0.

Kuqezinjtë në “Elbasan Arena” dominuan dhe mund të kishin fituar më thellë, pasi rastet i kishin. Protagonist absolut ishte Ernest Muçi, sulmuesi i polakëve të Legia Ëarsaëa, i cili shënoi dy gola mjaft të bukur me goditje dënimi.

Në minutën e 70-të ai nuk shënoi dot me penallti, pasi portieri i Andorrës e ndali. Gjithsesi në fund rëndësi kanë tre pikët dhe kuqezinjtë mendojnë për ndeshjen e 11 tetorit kundër Sllovenisë, në transfertë.

Në Kosovë Dardanët u mposhtën prej një goli të shënuar që në pjesën e parë nga Gabriel dhe mbeten në kuotën e tre pikëve në klasifikim.

Kualifikueset e Euro U21 – Grupi G
Shqipëri-Andorra 2-0
Shënues:
Muçi 36’, 91’

Kosovë-Çeki 0-1
Shënues:
Gabriel 38’

/oversport.tv