Lazio, e motivuar pas fitores në derbi me Romën, ka fituar edhe në Europa League dhe ka shlyer në njëfarë mënyre humbjen ndaj Galatasaray. Ekipi i Serie A triumfoi 2-0 kundër Lokomotiv Moscow, në një ndeshje ku nga fillimi e nisën Strakosha e Hysaj.
Golat u shënuan nga Basic dhe Patric, ndërkohë që Lazio në fund festoi edhe barazimin 0-0 mes Marseille dhe Galatasary dhe tani ekipi i Sarri renditet i dyti, me një pikë më pak se turqit.
Myrto Uzuni u mundua të shtangte spanjollët e Real Betis dhe për një moment ia doli, duke shënuar një gol të bukur dhe duke vënë baraspeshën pas golit të Fekir. Ferencvaros nuk rezistoi dot dhe pësoi dy gola të tjerë, duke u mposhtur 1-3.
Betis merr fitoren e dytë në dy ndeshje dhe e ndan kreun me Bayer Leverkusen, që nuk gaboi në Skoci dhe mposhti skuadrën e Celtic me rezultatin 4-0. West Ham është në rrugë të mbarë, pasi mundi 2-0 Rapid Vienna.
Dy fitore për Çekiçët, që lënë pas Dinamo Zagreb dhe Genk. Kroatët fituan sot ndaj belgëve 3-0 në transfertë, me dy prej golave të shënuar me penallti nga Petkovic. Fitore arritën edhe Braga e Crvena Zvezda.
EUROPA LEAGUE – FAZA E GRUPEVE
Braga-Midtjylland 3-1
Celtic-Bayer Leverkusen 0-4
Ferencvaros-Betis 1-3
Genk-Dinamo Zagreb 0-3
Lazio-Lokomotiw Moscow 2-0
Ludogorets-Crvena Zvezda0-1
Marseille-Galatasaray 0-0
West Ham-Rapid Vienna 2-0
/ oversport.tv