Europa League: Napoli mposht Legian e Muçit e merr kreun, Lyon kualifikohet

Napoli ka përmbysur polakët e Legias me rezultatin 4-1 dhe ka marrë vendin e parë në grupin C, që është mjaft i komplikuar. Italianët u befasuan nga Emreli, por në pjesën e dytë fituan dy penallti që u kthyen në gola nga Zielinski dhe Mertens. Lozano dhe Ounas më pas shënuan edhe dy herë të tjera dhe skuadra e Spalleti u largua nga Polonia me rezultatin që donte.

Lyon ka siguruar kualifikimin me fitore e marrë sot. Francezët mposhtën 3-0 çekët e Sparta Prague dhe regjistruan fitoren e katërt në po kaq ndeshje. Lyon feston që sot edhe prej barazimit 1-1 që regjistruan Brondy dhe Rangers. Slimani shënoi dy gola në fillimin e pjesës së dytë, kurse Toko Ekambi realizoi edhe të tretin në shtesë.

West Ham United barazoi 2-2 në Belgjikë kundër Genk dhe shtyu festën e kualifikimit. “Çekiçët” u gjendën në disavantazh, por Behnrahma shënoi dy herë më pas. Gjithsesi Soucek me autogolin e realizuar u dha belgëve një pikë.

Grupi B është më interesanti, me Monaco që kryeson me 8 pikë, pas barazimit pa gola me PSV. Real Sociedas, me 6 pikë, nuk përfitoi dot të barazohej me pikë me francezët, pasi u ndal në shtëpi 1-1 me Sturm Graz.

Galatasaray kryeson grupin E dhe pret duelin Lazio-Marseille. Turqit barazuan me Lokomotiv Moscow 1-1 në shtëpi dhe sfumuan një mundësi të artë për t’u afruar më shumë me kualifikimin.

Eintracht Frankfurt feston në Pire, pasi mposhti 2-1 skuadrën e Olympiacos dhe renditet në vendin e parë me 4 pikë më shumë se grekët. Talenti Jens Petter Hauge vendosi fatet e ndeshjes në minutën e 92-të.

EUROPA LEAGUE – FAZA E GRUPEVE
E enjte, më 4 nëntor, ora 18:45

Brondby-Rangers 1-1
Galatasaray-Lokomotiv Moscow 1-1
Genk-West Ham 2-2
Legia-Napoli 1-4

Lyon-Sparta Prague 3-0
Monaco-PSV 0-0
Olympiacos -Eintracht Frankfurt 1-2
Real Sociedad-Sturm Graz 1-1

/ oversport.tv