Saziye Erdogan nuk kishte rivale duke dominuar nga fillimi deri në fund garën për Femra në peshën 45 kilogramë. Ajo ishte një nga favoritet dhe nuk zhgënjeu duke fituar medaljen e arë si në stilin e shkëputjes ashtu edhe në atë të shtytjes, po ashtu edhe në dygarësh. Në stilin e shkëputjes arriti që ta mbyllte me 73 kilogramë, ndërsa në atë të shtytjes me 90 dhe në total arriti 163 kilogramë.
Në vendin e dytë për stilin e shkëputjes u rendit Teodora Hincu me 68 kilogramë dhe në vendin e tretë serbja Zagorac.
Në stilin e shtytjes ishte sërish Erdogan që triumfoi me 90 kilogramë, ndërsa në vendin e dytë u rendit bashkëkombësja e saj Cansu Bektas me 85 kg dhe Radmila Zagorac me 84 kilogramë.
Në dygarësh, Erdogan mori medalje ari me 163 kg, medalje argjendi Cansu Bektas dhe e treta sërish Zagorac.