Dita e shtatë e ndeshjeve në grupe të Kampionatit Europian të Volejbollit për meshkuj do të sjellë përballje mjaft interesante për publikun e Oversport. Tashmë kompeticioni ka hyrë në një fazë shumë interesante, pasi të gjitha skuadrat luajnë shanset e tyre për kualifikim.
Serbi-Greqi dhe Ukrainë-Belgjikë janë dy ndeshjet e sotme në Grupin A. Polakët dhe serbët kanë siguar tashmë kualifikimin në turin tjetër dhe 4 skuadrat e tjera pretendojnë 2 biletat e fundit të lira që kanë mbetur në këtë grup.
Sllovenia dhe Bullgaria do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshjen e katërt të Grupit B. Të dyja skuadrat kanë arritur nga 2 fitore në tre ndeshjet e para dhe renditen menjëherë pas kryesuesve të pamposhtur të Italisë. Kush fiton sfidën e sotme, siguron një vend në 1/8 e finaleve. Mali i Zi-Republikë Çeke është takimi tjetër i këtij grupi.
Spanjë-Rusi dhe Finlandë-Hollandë janë dy ndeshjet e sotme të Grupit C. Me holandezët dhe turqit e kualifikuar në raundin tjetër të kompeticion, ndeshjet e sotme kthehen vendimtare për skuadrat e tjera që gjithashtu pretendojnë një vend në 1/8 e finales.
Letoni-Gjermani është ndeshja më e rëndësishme në Grupin D. Të dyja skuadrat synojnë fitoren që t’i bashkohen Francës mes skuadrave të kualifikuara të këtij grupi. Kroaci-Estoni është takimi tjetër i këtij grupi.
Spanjë-Rusi në orën 16.00 dhe Finlandë-Holandë në orën 19.00 janë dy takimet që do të transmetohen Live në Oversport. /Oversport.tv