Europiani i 100-të i Peshëngritjes do të organizohet në Tiranë dhe do të transmetohet në Oversport përmes platformës Tibo. Nga 28 maji deri më 5 qershor do të garohet për tituj të shumtë, ndërkohë që sot në orën 17:00 do të organizohet edhe ceremonia e hapjes.
Briken Calja është një nga shtangistët tanë që do kërkojë medalje dhe në rrjetet sociale para Europianit ka shkruar: “Kampionati Evropian në Shqipëri, në tokën tonë, është një mundësi perfekte të cilës do mundohemi t’i marrim më të mirën e mundshme.
Të martën në orën 20:00 ju ftoj të gjithëve të më ndiqni në Kampionatin Evropian “Tirana 2022” ku do të garoj në peshën deri në 73 kg. (Kompleksi Feti Borova)
Jam gati për këtë sfidë me peshë dhe jashtëzakonisht i qartë në mendje se çfarë do të kërkoj e do të marr. Siguria e medaljeve të mëparshme dhe përgjegjësia që kampionati zhvillohet ne Shqipëri me jep dyfish motivim për këtë sfidë.
Pas vetes sime kam shumë zemra kuq e zi ,që më përkrahin dhe kjo do të jetë forca ime për t’i dhënë Shqipërisë medalje në vendin e vet.
Shihemi të martën dhe me besimin në Zot me vete shpresojmë për rezultate të larta, siç Shqipëria jonë dhe njerëzit meritojnë”. / oversport.tv