Europiani në Oversport dhe Tibo: Në pedanë zbresin peshat e rënda

Në Oversport dhe Tibo vazhdon magjia e edicionit të 100-të të Kampionatit Europian të Peshëngritjes, një event që po zhvillohet në Tiranë.

Kur kemi arritur në ditën e 7-të të turneut, sot live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo vijnë 2 gara: kategoria 81 kg për femra dhe kategoria 96 kg për meshkuj.

Peshëngritësi kuqezi Ermand Tabaku dhe ai kosovar Bleron Latifi do të zbresin në pedanë ditën e sotme.

Bullgaria dhe Turqia vazhdojnë të dominojnë këtë event për sa i përket medaljeve të fituara, por pas sukseseve të ditës së djeshme Italia është ngjitur në vendin e tretë në podium.

dygaresh
totali