Eurovolley 2021: Rusia eliminon Spanjën, kualifikohen Gjermania dhe Sllovenia

Janë mbyllur ndeshjet e ditës së 7-të të Kampionatit Europian të Volejbollit për meshkuj. Serbia ka mposhtur 3-2 Greqinë në Grupin A.

Kampionët në fuqi të Europës mbyllin ndeshjet e grupeve dhe presin rezultatin e Polonisë, për të parë nëse do ruajnë vendin e parë. Ukraina ka fituar 3-1 sfidën ndaj Belgjikës në takimin tjetër të këtij grupi.

Sllovenia ka fituar 3-0 përballjen direkte ndaj Bullgarisë dhe falë këtij suksesi është ngjitur në vendin e dytë në Grupin B, duke siguruar kualifikimin në turin tjetër të turneut.

Republika Çeke gjithashu kalon në raundin tjetër të Kampionatit Europian pas fitores 3-0 ndaj modestëve të Malit të Zi.

Në Grupin C janë përcaktuar skuadrat që do të vazhdojnë rrugën në këtë kompeticion. Rusia dhe Finlanda i bashkohen Turqisë dhe Holandës, që ishin të kualifikuara.

Eliminohen Spanja dhe Maqedonia e Veriut, që nuk lanë gjurmë në këtë edicion të këtij eventi.

Gjermania fiton 3-1 ndaj Letonisë dhe siguron një vend në turin tjetër. Kroacia mposhti 3-2 Estoninë në ndeshjen tjetër të Grupit D.