Evangjeli Veli: Krenare për këtë arritje, Shqipëria duhet të më vlerësojë

Evangjeli Veli është shfaqur e gëzuar pas këtij suksesi historik, që arriti në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, ku arriti të marrë medalje të artë në dygarësh (medalje ari në shkëputje dhe argjendi në shtytje), një sukses historik për peshëngritjen shqiptare.

“Jam shumë e lumtur dhe krenare për këtë medalje të artë. Mund të arrija edhe më shumë, por bashkë me trajnerin vendosëm që të mos rrezikonim medaljen e artë në dygarësh.

Nuk kërkoj ato që nuk më takojnë, por ato që më takojnë. Shqipëria duhet të më vlerësojë, sepse unë punoj si infermiere në Angli dhe garoj për vendim tim.

Duhet të pushoj pak dhe objektivi i radhës është kualifikimi në Botëror. Këtë medalje ia dedikoj vetes, trajnerit, familjes dhe të gjithë ekipit tim”, ka thënë mes të tjerash kampionia e re e Europës në peshën 55 kg, Evangjeli Veli në një intervistë për drejtorin e Oversport, Alban Xhihani. / Oversport.tv