Everton fiton pas më shumë se dy muajsh, Getafe-Bilbao ndahet në paqe

Everton është rikthyer tek fitorja pas më shumë se dy muajsh ku mposhti Arsenalin me përmbysje në javën e 15-të të Premier League. Ekipi i Benitez gjeti forcën të dilte nga disavantazhi i pjesës së parë dhe mori tre pikët për herë të parë që nga 25 shtatori.

Golin e parë të takimit e shënoi talenti Martin Odegaard. Ai shfrytëzoi një krosim nga krahu i majtë të Tierney, dhe me një goditje fluturimthi e çoi topin në rrjetë. Evertoni e kërkoi disa herë gjithashtu rrugën e rrjetës dhe e gjeti dy herë, por në të dyja rastet sistemi VAR anuloi golat e Richarlison për pozicion jashtë loje. Megjithatë, për braziliani funksionoi “e treta e vërteta” dhe në minutën e 79 shënoi edhe golin e barazimit.

Rezultatin e vulosi Demarai Gray në minutat e fundit të takimit me një gol mjaft të bukur nga distanca. Ai lëshoi një predhë që e la të palëvizur portierin e Arsenal, dhe i ndihmuar edhe nga shtylla e çoi rezultatin në 2-1.

Kështu, Everton regjistron fitoren e parë që nga 25 shtatori dhe ngjitet në kuotën e 18 pikëve në vendin e 13-të. Arsenal ndërkohë zbret në vendin e shtatë me 23 pikë, një më pak se Manchester United i vendit të gjashtë.

Ndërkohë, në LaLiga, Bilbao nuk ia ka dalë dot të mposhtë Getafen e vendit të parafundit. Ndeshja përfundoi në një barazim pa gola. Të dyja ekipet patën disa raste të pastra shënimi, por pa mundur dot ta çojnë topin në rrjetë. /oversport.tv

 

PREMIER LEAGUE-JAVA E 15-TË
EVERTON-ARSENAL 2-1
Shënues:
Odeegard 45+3’ /Richarlison 79’, Gray 90+2

LALIGA-JAVA E 16-TË
GETAFE-BILBAO 0-0