Everton humbet në shtëpi, Ogbonna i jep tre pikët West Hamit

West Ham ka arritur një fitore në fushën e Everton me rezultatin 1-0. Në një ndeshje shumë të luftuar, të dyja ekipet dolën pa gola në pjesën e parë. Përtej rasteve të shumta asnjë nga lojtarët nuk ja doli dot ta çojë topin në rrjetë.

E kundërta ndodhi në pjesën e dytë kur mbrojtësi italian, Angelo Ogbonna kërceu mbi të tjerët duke shënuar një golë me kokë pas krosimit nga këndi. Kështu, italiani e fiksoi rezultatin në 1-0 për miqtë të cilët nuk lëshuan më terren deri në fundin e takimit.

Kjo fitore e ngjiti ekipin e West Ham në vendin e gjashtë me 14 pikë, po aq sa Manchester United dhe Everton.  /oversport.tv

PREMIER LEAGUE- JAVA E 8-TË
EVERTON-WEST HAM
Shënues:
Ogbonna 74’