Everton siguron qëndrimin në Premier League, Chelsea “zot” i vendit të tretë

Everton është çliruar, pasi mposhti me përmbysje 3-2 skuadrën e Crystal Palace dhe siguroi qëndrimin në Premier League edhe për një sezon tjetër.

Skuadra e Lampard u befasua në pjesën e parë, pasi Mateta dhe Ayew shënuan dy herë. Gjithsesi Everton nuk u dorëzua, duke hapur ndeshjen me Keane, kurse Richarlison barazoi. Calvert-Lewin në fund realizoi golin e fitores.

Një pikë edhe për Burnley, ndaj Aston Villa, dhe tani është barazim me pikë me Leeds United. Një mes këtyre dy skuadrave nuk do të jetë në Premier League sezonin e ardhshëm.

Po barazim 1-1 përfundoi edhe Chelsea kundër Leicester. “Dhelprat” shënuan me Maddison që në minutën e gjashtë, ndërkohë që u kundërpërgjigj Alonso, i cili shmangu humbjen dhe u siguroi vendin e tretë londinezëve. / oversport.tv

PREMIER LEAGUE

Everton-Crystal Palace 3-2
Shënues:
Kean 54′, Richarlison 75′, Calvert-Lewin 85′ / Mateta 21′, Ayew 36′

Aston Villa-Burnley 1-1
Shënues: Buendia 48′ / Barnes (pen.) 45′

Chelsea-Leicester 1-1
Shënues:
Alonso 34′ / Maddison 6’

Foto: Premier League, Twitter