Patrice Evra njihet për deklaratat e tij pikante kur vjen puna te komentimi i disa ekipeve ose ndeshjeve. Të fundit që janë vënë në lupën e francezit janë kampionët e Premier League, Manchester City.
Rivali i tyre kur luante te Manchester United, Evra i thurri elozhe punës që Guardiola po bën me Manchester Cityin. Megjithëatë, sipas tij, në rast se ai nuk fiton Champions League, City nuk do të jetë asgjë më tepër sesa një fqinj i zhurmshëm.
“Jam i impresionuar nga puna e Guardiolas. Kam humbur 4 finale të Champions League, të mos harrojmë atë me Juven. Ajo që Pep po bën me Cityn është e pabesueshme, por nuk mendoj se mund ta fitojë Champions League. Deri sa të fitojnë Championsin, Manchester City do të mbetet vetëm një fqinj i zhurmshëm”, thumboi francezi rivalët e përjetshëm të ish-ekipit të tij. /oversport.tv