Evra: Topi i Artë? Jam mërzitur duke parë vetëm Messin që e fiton

“Topi i Artë? Jam mërzitur duke parë vetëm Messin që e fiton këtë trofe”. Patrice Evra rreshtohet në krahun e atyre që janë kundër fitimit të trofeut prestigjioz nga ylli argjentinas. Sipas ish-juventinit, ka kandidatë të tjerë që e meritojnë më shumë këtë çmim.

“Nëse do t’ia jepnin atij, do ta justifikonin këtë zgjedhje duke thënë se fitoi Kupën e Amerikës. Por, çfarë bëri gjatë gjithë sezonit tek Barcelona?”, ka thënë francezi për mikrofonët e “Espn”. Messi e ka fituar 6 herë Topin e Artë në karrierë, një herë më shumë se rivali Cristiano Ronaldo.

Lionel Messi është sërish favoriti kryesor për të fituar çmimin e madh. “Sipas meje, Topin e Artë duhet ta fitojë Jorginho ose Kante. Jam mërzitur që ia japin gjithmonë Messit këtë trofe”, ka thënë Evra.

Në të njëjtën linjë me francezin është edhe trajneri i Bayernit të Mynihut, Nagelsmann: “Topin e Artë e meriton Lewandowski dhe mendoj se duhet t’ia japin, sepse në tre vitet e fundit ka patur një vazhdimësi të jashtëzakonshme, shumë më mirë se çdo futbollist tjetër”. / Oversport.tv