FA Cup: Peterborough “kafshatë e lehtë”,  City kalon në fazën tjetër

Manchester City vazhdon rrugëtimin në FA Cup pasi ka mposhtur në fazën e 1/8 të finaleve modestët e Peterborough. “Qytetarët” zhvilluan një ndeshje me një ritëm të kënaqshëm duke e kontrolluar përgjatë 90 minutave takimin.

Megjithatë, në pjesën e parë asnjë rast nuk u finalizua dot si duhej nga të besuarit e Guardiolës. Gjithçka u zhbllokua vetëm në pjesën e dytë falë golit të Mahrez. Algjeriani arriti të çonte topin në rrjetë në minutën e 60 duke e çuar edhe rezultatin në 1-0.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Jack Grealish i dha edhe qetësinë ekipit të tij. Ai shënoi golin e dytë që dyfishoi rezultatin. City pati gjithashtu edhe disa raste të tjera të mira për të shënuar, por nuk ia dolën dot të finalizonin si duhej aksioni.

Kështu, ata kalojnë në çerekfinale dhe janë në pritje të konkurrentit të rradhës. Mbyllet këtu aventura për Peterborough që një fazë më parë eliminoi QPR. /oversport.tv

FA CUP 1/8 E FINALEVE
Peterborough – Manchester City 0-2
Shënues:
Mahrez 60’, Grealish 67’

Foto: Manchester City Twitter