FA Cup: Vazhdojnë rrugëtimin Chelsea e Leicester, turpërohet Newcastle

Një kafshatë shumë e lehtë Chesterfield për Chelsean që vazhdon në turin tjetër të FA Cup. Ekipi i Tuchel i mposhti modestët me rezultatin e thellë 5-1. Timo Werner nisi festivalin e golave i ndjekur nga Hudson-Odoi, Lukaku, Christensen dhe Zyiech. Golin e nderit për miqtë e shënoi Asante.

Në ndeshje të tjera, fitore kanë gjetur edhe Crystal Palace 2-1 kundër Millëall, si dhe Leicester 4-1 kundër Watford. Është turpëruar Newcastle që eliminohet nga ekipi i kategorisë së tretë, Cambridge United. “Qymyrxhinjtë” u mposhtën në shtëpi me rezultatin minimal 1-0.

Ndërkohë u deshën minutat shtesë për Southampton dhe Everton që të siguronin kalimin në fazën tjetër. Të dyja ekipet fituan pas 120 minutash me rezultatin 3-2 respektivisht kundër Swansea dhe Hull City. /oversport.tv