Fabian Ruiz e ka një çmim, dy klubet e Premier League nisin sulmin

Fabian Ruiz nuk do të rinovojë me Napolin dhe klubi italian do të jetë i detyruar të shesë mesfushorin spanjoll, që të mos e humbë me parametra zero.

Rai Sport shkruan se Napoli e vlerëson mesfushorin me 30 milionë euro dhe për të ka interesim nga Premier League.

Manchester United dhe Arsenali janë dy klubet që e duan Fabian Ruiz, ndërkohë që te Napoli mendojnë ta zëvendësojnë me Antonin Barak të Verona, që vlerësohet me 13 milionë euro. / oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter