Fabian Ruiz shtang Napolin: Më pëlqen të kthehem në Spanjë, është shtëpia ime

Prestigjiozja spanjolle AS ka publikuar një intervistë të gjatë ku protagonisti kryesor ishte Fabian Ruiz. Mesfushori i Napolit ka folur në të për shumë gjëra, por ajo që bie më shumë në sy është një përgjigje për të ardhmen e tij.

Megjithatë, fillimisht Fabian Ruiz tregoi se ndihet mirë në Napoli, por nuk e përjashtoi faktin se dëshiron të kthehet në Spanjë. Më pëlqen fakti që ekipet e mëdha spanjolle janë të interesuara për mua, por momentalisht jam mirë te Napoli. Këtu po kaloj shumë mirë, kemi sfida të mëdha përpara nesh”, u shpreh fillimisht mesfushori spanjoll.

Emri i tij lidhet me një transferim të mundshëm në Spanjë ku kërkohet nga tre gjigantët, Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid. Duke folur për të ardhmen e tij ai shtoi: “Natyrisht që ideja për t’u kthyer në Spanjë në të ardhmen është gjithmonë e gjallë. Më pëlqen të rikthehem në LaLiga. Në fund të fundit, është shtëpia ime”. /oversport.tv

Foto: Fabian Ruiz Twitter