Fabio Cannavaro largohet nga Kina dhe prish kontratën që e lidhte me klubin e Guangzhou.
Sipas asaj që raporton portali sohu.com, ish-kapiteni i kombëtares italiane ka anulluar udhëtimin e kthimit për në Kinë, pasi ka pranuar prishjen konsensuale të kontratës së tij me klubin.
Ai që do të zërë vendin e mbrojtësit të famshëm, sipas mediave kineze, është kapiteni aktual i skuadrës Zheng Zhi.
Cannavaro ka filluar aventurën e tij në pankinë me Guangzhou në vitin 2015. Pas një sezoni në krye të Al-Nassr, ka drejtuar edhe Tanjin, para se të rikthehej sërish tek Guangzhou në vitin 2018.
Në krye të klubit kinez, tekniku Italian ka fituar një titull kampion dhe një Superkupë të Kinës. /Oversport.tv