Fabio Cannavaro: Maguire dhe Stones nuk krahasohen me Chiellinin

Fabio Cannavaro ka dhënë një intervstë për gazetën britanike “The Sun”, ku analizon disa nga mbrojtësit anglezë me ata italianët. “Topi i Artë” thotë se në kombëtaren e “Tre Luanëve” ka shumë lojtarë cilësorë dhe të fortë, por duhet të jenë më të ashpër në lojë.

“Stones dhe Maguire kanë treguar gjëra shumë interesante dhe janë rritur shumë në vitet e fundit. Të dy dinë të luajnë futboll, të mbrojnë mirë dhe të mos i tremben askujt. Janë dy pika referimi te City dhe Unitet.

Pa dyshim për mua janë dy mbrojtësit më të mirë anglezë. Kur loja bëhet e ashpër dhe e vështirë, ata marrin përgjegjësinë dhe nuk kanë frikë të provojnë gjëra të reja. Por Chiellini është Chiellini. Ai ka ende shpirtin e mbrojtësit italian dhe ka përqendrimin e duhur për të ndalur një mbrojtës në një moment të vështirë.

Maguire dhe Stones luajnë një lloj futboll krejt ndryshe nga ai i Chiellinit dhe iu mungon ajo ashpërsia e tij. Në Itali e dinë që sulmuesit shesin biletat, por mbrojësit fitojnë ndeshjet”, ka thënë Cannavaro. / oversport.tv