Fabio Capello: Interi favorit, por do të jetë e vështirë të arrijë Napolin

Fabio Capello, i pranishëm në një event, ka folur për Serie A dhe për momentin e shkëlqyer të Napolit: “Napoli e ka nisur shumë mirë sezonin, ka patur edhe një kalendar relativisht të lehtë, por ka treguar se është një skuadër.

Do të jetë e vështirë që skuadra të mundet dhe të arrihet nga të tjerët, sepse ka qënë protagoniste sezonet e kaluara dhe këtë vit e shoh akoma edhe më të bindur për të arritur objektivin.

Sezonin e kaluar për pak pikë, nuk shkoi dot në Champions. Besoj se takimet direkte do të vendosin se kush do të fitojë titullin kampion këtë sezon”-ka deklaruar ish-trajneri i famshëm.

Më pas Capello ka analizuar edhe skuadrat e tjera të kampionatit italian: “Interi konsiderohet favorite, bashkë me Juventusin, që fatkeqësisht ka probleme dhe nuk është më skuadra që ishte dikur.

Milani është shpërthyes, të shpresojmë që të vazhdojë kështu. Napolin e kisha parashikuar, që do të ishte mes skuadrave që do të pretendonte. Oshimen është ai që konkretizon aksionet e skuadrës, por nuk është shumë i qetë para porte.

Është i ri dhe do të përmirësohet. Me fuqinë, fizikun dhe shpejtësinë që ka, me siguri do të ketë një të ardhme shumë interesante”-ka përfunduar Fabio Capello. / Oversport.tv