“Fabrikuesit” e golave në Europë, Haaland dhe Lewandowski pas Karim Benzema

Pesë kampionatet kryesorë në Europë kanë nisur të bëjnë llogaritë dhe krahasimet, edhe pse është ende shumë herët. Janë luajtur pak javë, por gazeta spanjolle “MARCA” ka bërë një krahasim të futbollistëve që kanë fabrikuar më shumë gola deri tani, pra gola dhe asiste.

Karim Benzema është i pari në Europë me 11, i ndjekur nga dy bomberat Haaland dhe Lewandowski.

BENZEMA 11– Në moshën 33-vjeçare, francezi vazhdon të jetë pikë referimi e skuadrës madrilene që pas largimit të Cristiano Ronaldos. Në këtë sezon ka gjetur një shok të ri si Vinicius dhe të dy bashkë zgjidhën ndeshjen ndaj Valencias. Karim Benzema ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 5 asiste, duke i sjellë skuadrës së tij 11 gola.

HAALAND 10 – Në vendin e dytë gjendet gjigandi norvegjez. Njeriu i golit e ka nisur këtë sezon ashtu siç ka mbyllur të parin dhe po bën atë që di të bëjë më mirë: Të shënojë gola. Ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës 7 herë në 5 ndeshje dhe mesatarja është një gol çdo 64 minuta. Ai gjithashtu ka dhënë 3 asiste duke e çuar në 10 shifrën totale.

LEWANDOWSKI 7 – Të njëjtat shifra goli ka edhe rivali tij Robert Lewandowski, por nuk ka dhënë asiste në këtë sezon. Pra Leva ka shënuar 7 gola dhe ka mesatare më të mirë, me një gol çdo 57 minuta.

ANTONIO 7 – I vetmi lojtar i Premier League në këtë renditje është Michial Antonio i West Ham. Nuk mund të niste më mirë kampionati për të. Në moshën 31-vjeçare po kalon një rini të dytë. Nga një mbrojtës u shndërrua në sulmues dhe ka arritur të shënojë 4 gola dhe të japë 3 asiste.

MBAPPE 7– Talenti francez e nisi kampionatin pa e ditur nëse do të qëndronte te PSG-ja apo do të shkonte te Reali. Por ai tani është i përqendruar 100% tek ekipi francez, duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 3 asiste.

Sigurisht që Serie A është më pak e avantazhuar në këtë renditje, sepse ka luajtur një ose dy javë më pak sesa kampionatet e tjerë. Joao Pedro ka dhënë kontribut në 6 gola me Cagliarin (4 gola dhe 2 asiste) në 4 javët e para. / oversport.tv