Në prag të sfidës kundër Skënderbeut, ka dalë në konferencë zv.Trajneri i Tiranës Erbim Fagu. Ai komentoi mbi ndeshjen e nesërme, gjendjen e ekipit humbjen nga Kukësi, si dhe pritshmëritë e tyre.
SKENDERBEU- “Skënderbeu është paraqitur mirë, por ne vijmë nga një humbje me Kukësin dhe do japim maksimumin për të marrë tre pikët vazhduar udhëtimin tonë”.
NDESHJET DIREKTE- “Ne i kemi marrë pikët maksimale me rivalët direkt. Kemi lënë pikë me skuadrat që janë në fund të kualifikimit. Nuk kemi pengje sepse ndeshjet kanë qenë në rritje dhe është pozitive për skuadrën dhe stafin”.
MEMELLI- “Memelli është trajner i ri që ka bërë mirë. Ka qenë pjesë e Tiranës por çdo gjë ndryshon dhe nuk do ndryshojë te rrjedha e ndeshjes. Kemi planin tonë dhe kemi ndërtuar ekipin në planin tonë”.
HUMBJA ME KUKËSIN- “Humbja me Kukësin nuk është se na ka ulur moralisht, por erdhi një moment që ishim vërtet mirë. Lodhja që pësuam në ndeshjen ndaj Dinamos ndikoi. Zhvilluam një lojë të dobët dhe humbja erdhi për shkak të saj. Në futboll edhe do humbësh, por ne kemi lojtarë të rinj dhe me karakter që do të reagojnë”.
PRESIONI- Tirana është mësuar që të jetë gjatë gjithë kohës nën presion. Është e vërtetë që shumë veta kanë pritur që Tirana të humbasë, por kemi lojtarë me karakter të fortë, pas humbjes me një rival direkt, do japim përsëri maksimumin. Futemi në çdo ndeshje për të dhënë maksimumin. /oversport.tv