Fagu: Tirana ka kundërshtar vetëm veten, jemi ndërtuar për titull

Erbim Fagu, zëvendëstrajneri i Tiranës, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për ndeshjen e radhës me Skënderbeun dhe për ecurinë e deritanishme të kryesuesve të Abissnet Superiore.

“Skënderbeu është në pozita të vështira në këtë moment të kampionat. Objektivat tona janë më madhore. Bëjmë lojën tonë për të marrë maksimumin. Është ndeshje e vështirë. Nisim një kampionat tjetër, tani jemi më objektiv për të arritur synimin tonë”.

“Kanë qenë dy faza të mira nga skuadra jonë, me ulje e ngritje. Edhe me Kukësin, që është rivali ynë për titull, treguam se jemi ndërtuar për kampion. Tani kundërshtar kemi veten dhe duhet të kemi kujdes në vazhdim”.

“Në një kampionat të gjatë ka edhe situata me eufori. Lojtarët janë të vetëdijshëm për këto situata dhe euforia nuk ekziston. Ata e dinë që mund të humbësh pas një ndeshje të mirë. Nuk ka vend euforia në këtë ekip”.

“Edhe Lacci e Kukësi kanë bërë kampionat të mirë, pa harruar Vllazninë. E thashë, kemi kundërshtar veten. Të mbash venin e parë është e vështirë. Kundërshtarët duhet të fitojnë gjithçka për të pritur të gabojmë”.

“Ky kampionat nuk ka skuadra të lehta. Kemi lënë pikë më këto të fundit. Nuk besoj se këto 4 ndeshje vendosin titullin kampion, por nëse marrim maksimumin futemi në rrugën e titullit”, përfundoi Fagu deklaratën para mediave. / oversport.tv