Fair Play Financiar/ UEFA merr vendimin për Interin, Milanin dhe Romën, gjobë për Barçën dhe United

Lajme të mira për Interin, Romën dhe Milanin sa i përket pikpamjeve ekonomike. Të treja klubet italiane kanë respektuar rregullat e vendosura nga UEFA sa i përket “Fair Playt Financiar” dhe për këtë arsye nuk do të kenë asnjë dënim. Një tregues kjo se të treja klubet kanë arritur të kenë stabilitet në buxhetin e tyre si klub. Bashkë me to i përmbushën kërkesat e UEFA-S edhe Monaco, Besiktas, Marseille dhe PSG.

Ndërkohë që ka pasur edhe klube të cilat nuk i kanë respektuar rregullat dhe janë dënuar ose gjobitur nga UEFA. Në plan të parë është Barcelona që ka bërë raportime të gabuara për buxhetin e vitit 2022-2023 dhe është gjobitur me 500 mijë euro gjobë.

Nuk shpëton nga gjoba as Manchester United që duhet të paguajë 300 mijë euro, ndërsa Konyaspor dhe Apoel 100 mijë euro. Këto klube ishin në limitet e rregullave të “Fair Playt Financiar”, por e shkelën për shumë pak para. Nga UEFA e pësoi gjithashtu edhe klubi turk Basaksehir që u gjobit me 400 mijë euro. /oversport.tv