Romain Faivre ishte një nga objektivat kryesorë të Milanit në merkaton e kaluar. Megjithatë, talenti francez zgjedhi t’i bashkohej Lyonit në merkaton e janarit duke snobuar interesin e Milanit.
Megjithatë, ai iu rikthye mundësisë për t’u transferuar në Milano gjatë një interviste të dhënë për La Provence. Ai tha se ishte një nder që Milani të ishte i interesuar për të, si dhe shpjegoi edhe arsyen pse qëndroi në Ligue 1.
“Ishte një nder për mua të dija që Milani ishte i interesuar për mua. Nuk ndodhi dhe ishte një lloj bekimi i maskuar për mua. Thashë me vete, je me fat që je në Ligue 1, në Brest, të luash pothuajse çdo ndeshje, përfito prej kësaj gjëje. Do të kesh një mundësi tjetër për të shkuar në një klub të madh”, tha ndër të tjera Faivre. /oversport.tv
Foto: Olympique Lyonnais – OL Facebook