Falcao thyen Bilbaon, Vallecano befasia e LaLiga! Triumfon dhe Celta Vigo

Rayo Vallecano është surpriza e LaLiga në fillim të këtij sezoni. Skuadra e Ivan Balliut ka triumfuar ditën e sotme në transfertë kundër Athletic Bilbao me rezultatin 2-1, ndërkohë që edhe Celta Vigo ka provuar shijen e triumfit (2-0) jashtë fushe ndaj Levante.

Vallecano arriti të realizojë pas pesë minutash lojë, falë presingut të bërë. Garcia nga brenda zonë më pas nuk fali dhe shtangu vendasit. Epërsia e miqve nuk zgjati shumë, pasi Ciss realizoi autogol pas një goditjeje dënimi.

Atëherë kur u mendua se po shkonte drejt barazimit, Radamel Falcao shënoi golin e fitores për Vallecano, që tani shkon në kuotën e 10 pikëve dhe merr vendin e katërt për momentin.

Ndryshe situata për Celta Vigo, që nuk kishte marrë asnjë fitore deri më tani. Ndaj Levante ajo ka fituar pastër, falë golave të shënuar në pjesën e dytë me anë të Aspas dhe Mendez. Vendasit nuk kanë mundur të shënojnë dot as me penallti, pasi portieri i Celta Vigo e ka ndalur Roger.

LALIGA – JAVA 6
Athletic Bilbao-Rayo Vallecano 1-2
Shënues:
Ciss (aut.) 33’ / Garcia 5’, Falcao 96’
Levante-Celta Vigo 0-2
Shënues:
Aspas 66’, Mendez 85’

/ oversport.tv