Falcao vetëm e “pickon”, Reali likuidon Vallecanon dhe rimerr kreun

Real Madrid rikthehet në vendin e parë në LaLiga, pasi mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën e Rayo Vallecano. Madrilenët e zgjidhën ndeshjen shumë shpejt.

Toni Kroos e zhbllokoi takimin, ndërsa më pas Benzema realizoi edhe golin e dytë dhe 45 minutat e para u mbyllën 2-0. Sulmuesi francez dhe Vinicius Junior iu afruan disa herë golit të tretë.

Nga ana tjetër edhe Rayo Vallecano, që kishte titullar mbrojtësin e Shqipërisë Ivan Balliu, pati shanset e veta, sidomos në pjesën e dytë.

Me anë të Radamel Falcao edhe shënuan golin që e hapi takimin, por Real Madrid e ruajti epërsinë dhe mori tre pikët dhe shpreson të ndalet Sevilla, që të mos e ndajnë kreun e klasifikimit së bashku në mbyllje të kësaj jave në Laliga.

NDESHJA TJETËR – Alaves lë në “baltë” Levanten, që është zhytur keq në vendin e fundit me vetëm 6 pikë të grumbulluara deri më tani.

Vendasit fituan me rezultatin e ngushtë 2-1, edhe pse Levante shënoi e para me sulmuesin Jorge de Frutos. Joselu ishte heroi i Alaves, pasi barazoi me penallti dhe më pas shënoi në shtesë golin e fitores.

LALIGA – JAVA 13
Alaves-Levante 2-1
Shënues:
Joselu (pen.) 77’, 91’ / de Frutos 13’

Real Madrid-Rayo Vallecano 2-1
Shënues:
Kroos 14’, Benzema 38’ / Falcao 77’

/ oversport.tv