“Faleminderit Jogi”, Low përcillet me koreografi gjigante nga Gjermania

Joachim Low është nderuar ditën e sotme me një ceremoni në fillim të ndeshjes mes Gjermanisë dhe Lihtenshtejnit, pas largimit nga drejtimi i kombëtares.

Për trajnerin 61-vjeçar u shpalos një koreografi e madhe në stadium dhe në të shkruhej “Faleminderit Jogi” në gjuhën gjermane.

Low e drejtoi Gjermaninë nga viti 2006 deri në vitin 2021 dhe gjatë kësaj periudhe ai fitoi Kupën e Botës në “Brasil 2014”, pasi mposhtën Argjentinën me një gol të Mario Gotze.

Low tani është pasuar te Gjermania nga Hansi Flick, i cili në pak muaj fitoi gjithçka me Bayern Munich dhe më parë kishte qenë edhe ndihmës i Jogi te kombëtarja. / oversport.tv