Fanella speciale për Maradonën, djali i legjendës kapet me Napolin

Një gjest vërtetë i bukur ai që ka bërë Napoli në nder të legjendës Diego Armando Maradona. Klubi i kaltër ka vendosur që sfidat e muajit nëntor, që përkojnë me një vjetorin e humbjes së legjendës, t’i luaj me një fanellë speciale dedikuar Maradonës.

Megjithatë, pas kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe djali i Maradonës, Diego Junior. I intervistuar nga Adnkronos për këtë gjë, ai u shpreh i zhgënjyer nga klubi i Napolit. Sipas tij, trashëgimtarët e legjendës nuk kanë dhënë asnjë pëlqim për hedhjen në treg të asaj fanelle.

“Fanella në nder të babait është krenari, por më vjen keq për mungesën e konsideratës nga ana e Napolit. Ne trashëgimtarët legjitimë nuk kemi qenë të përfshirë dhe nuk e kemi dhënë kurrë pëlqimin tonë për këtë fanellë”, tha ndër të tjera Diego Junior. /oversport.tv