Fanellë me emrat e tifozëve, klubi norvegjez bën gjestin fantastik

Viking FK, klubi i Veton Berishës në Norvegji, ka ndërmarrë një nismë mjaft të bukur, në nderim të tifozëve që ishin abonuar gjatë pandemisë.

Emrat e tyre do të vendosen në fanellat e dyta të tyre. “U jemi përjetësisht mirënjohës, prandaj këtë vit ne luajmë me emrat e tyre në fanellat e transfertave.

Ata meritojnë më shumë, ata meritojnë gjithçka, por kjo është ajo që ne kemi. Faleminderit! Forcë dhe dashuri!”, shkruan Viking FK për tifozët besnikë të tyre. / oversport.tv

Foto: Viking Fotball, Twitter