Fantastik Armando Broja, Shqipëria feston me tifozët në “Elbasan Arena”

Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore të merituar përballë Hungarisë 1-0, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2022.

Në një “Elbasan Arena” të mbushur me tifozë,  të besuarit e Edi Rejës kanë zhvilluar një ndeshje të madhe, duke dominuar kundërshtarin.

Pavarësisht rasteve të krijuara, goli i vetëm i takimit erdhi 3 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Protagonist absolut Armando Broja (9 minuta kishte në fushë), që merr një top në të djathtë të sulmit,  gjuan diagonal dhe shënon një super gol.

Të parin me fanellën kuqezi, gjithashtu goli i parë që Shqipëria i shënon Hungarisë.

Me këtë fitore Shqipëria ngjitet në kuotën e 9 pikëve dhe mban gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm. / oversport.tv