Fatih Terim nuk është më trajneri i Galatasaray. Perandori ka vendosur t’i japë fund eksperiencës së tij të katërt në krye të klubit turk, pas rezultateve zhgënjyese në Superligën turke.
Glatasaray renditet në vendin e 12 në kampionat pas 20 javësh. Një zhgënjim total ky duke marrë parasysh objektivat që klubi kishte në fillimin e sezonit.
Ndërkohë, Terim i jep lamtumirën klubit me të cilin fitoi 8 kampionate, 3 kupa kombëtare, 5 superkupa turke dhe mbi të gjitha Kupën UEFA në vitin 2000, trofeu i parë dhe i vetëm ndërkombëtar i fituar nga një klub turk. /oversport.tv